Gripi sezonal kalon pragun epidemik në Kosovë, IKSHPK thirrje qytetarëve: Vaksinohuni të gjithë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër gripit sezonal, pasi që në javën e fundit, sipas IKSHPK-së, në bazë të numrit të rasteve të raportuara, intensiteti i gripit është në aktivitetin e lartë të qarkullimit duke e kaluar pragun epidemik.

IKSHPK thotë se kjo rritje rezulton me rritje të fluksit të qytetarëve që kërkojnë ndihmë mjekësore në institucionet shëndetësore. Në apelin e tyre u bëhet thirrje të gjithë  qytetarëve pa dallim moshe që të vaksinohen si masë parandaluese, me theks të veçantë grupeve me prioritet si: Punëtorët shëndetësor; Gratë shtatzëna; Personat me sëmundje kronike dhe me imunitet të komprometuar; Personat mbi 65 vjeç; dhe Fëmijët e moshës nga 6 muaj deri në 5 vjeç me indikacione shëndetësore.

IKSHPK ndër të tjera ka bërë thirrje për evitim të ambienteve të mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz dhe qëndrimin në shtëpi të personave të sëmurë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Tryezë e rrumbullakët për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për ndalimin e diskriminimit

PreshevaPRESS

Producenti Sokol Guga gati të sjell spektaklin e Shën Terezës në Ulqin

PreshevaPRESS

Tragjedi në Llap / Pasi vrau të dashurin, 31-vjeçarja e mori peng gruan e axhës

PreshevaPRESS