Gripi sezonal ka prekur edhe qytetarët e komunës së Preshevës.
Rritja e pacientëve të prekur nga gripi është në rritje gjatë kësaj jave ka thënë kështu për portalin preshevacom, kryeshefi i praksës së përgjithshme në Shtëpinë e shëndetit Presheva në Preshevë, Ekrem Shaipi.
Mjeku ka deklaruar se gripi prek qyetarët që janë me imunitet më të dobët dhe kjo përcillet përmes ajrit e prekjes. Në këto ditë me ndryshueshmëri të temperaturave gripi ka prekur pacientët e grupmoshave të ndryshme andaj mjekët sygjerojnë që tu shmangemi ambienteve të mbyllura ku frekuentueshmëria e njerëzve është më e madhe.
Mjeku Shaipi porosit qytetarët të jenë më të kujdesshëm në higjienën personale dhe të ambientit ku jetojnë, njëherit sygjeron që të bëjmë ajrosje më shumë dhe të konsumojmë lëngje në shenjë preventive kundër gripit sezonal.