Gjithçka që Richard Grenell tha në lidhje me marrëveshjen Kosovë – Serbi

21:18 / Grenell thotë se po merr komente që është gay, “kjo duhet të dënohet”

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka folur ekskluzivisht në emisionin Pressing në T7. Ambasadori i SHBA’së në Gjermani tha se po merr komente negative rreth orientimit të tij seksual. Ai thotë se këto veprime duhet dënuar.

“Shikoni, kam parë komente ku thuhet se unë po gënjej dhe kam marrë shumë mesazhe nga njerëzit që po përpiqen të përdorin ofendime homofobike ose anti-homoseksuale. Unë nuk besoj se këta njerëz janë shumica në Kosovë ose në rajon. Kjo qartazi duhet të dënohet”, ka thënë Grenell në Pressing.

Tutje, ushtruesi i detyrës së Shefit të Inteligjencës, thotë se është krenar për orientimin e tij seksual.

“Jam shumë krenar që jam homoseksual, kështu si jam lindur dhe unë nuk tërhiqem nga kjo dhe mendoj se çfarëdo ofendimi anti-homoseksual ose homofobik duhet të dënohet gjerësisht”, shtoi Grenell.

21:15 / Grenell: Taksa të hiqet, pastaj Amerika e vazhdon bashkëpunimin me Kosovën

Emisari  i Presidentit Amerikan në bisedimet Kosovë –Serbi Richard Grenell,në një intervistë ekskluzive për Emisionin Pressing të T7 duke folur rreth raporteve me qeverinë e re që pritet të krijohet në Kosovë pas mocionit të mosbesimit ka insistuar që qeveria e re duhet ta heq taksën.

“Shikoni, ne nuk do të përfshihemi në politikë. Populli i Kosovës do ta zgjedhë qeverinë e vet, ata do ta zgjedhin udhëheqësin e vet, por Shtetet e Bashkuara do t’i zgjedhin politikat e veta dhe politika jonë është shumë e qëndrueshme, pavarësisht kush është në detyrë. Taksa duhet të hiqet, sepse ne besojmë se taksa 100 për qind që e ka Kosova është duke e dëmtuar ekonominë tuaj” ka nënviuar ai.

Tutje ai ka potencuar se SHBA po përpiqet  ta ndihmojë Kosovën, ta ndihmojnë Serbinë, tërë rajonin, për ta krijuar një zonë apo rajon që ka vende pune dhe shpresë për të rinjtë në mënyrë që ata të qëndrojnë në rajon dhe të kenë vende pune cilësore, të rriten familjet e tyre dhe ato familje të kenë mirëqenie duke dhënë edhe një herë të njëjtën porosi.

“Taksa të hiqet dhe pastaj ne mund të bashkëpunojmë në rrugë të gjera” thotë Grenell.

21:13 / Nuk ka mbështetje për Kosovën, nëse nuk hiqet taksa, thotë Grenell

Emisari  i Presidentit Amerikan në bisedimet Kosovë –Serbi Richard Grenell,në një intervistë ekskluzive për Emisionin Pressing të T7 ka thënë se Shtetet e Bashkuara kërkojnë heqjen e taksës në mënyrë që të vazhdojë bashkëpunimi dypalësh.

“ Duam që të largohet taksa në mënyrë që të vazhdojnë bashkëpunimi dhe puna jonë dypalëshe” ka thënë ai.

Grenell ka thënë se SHBA besonse taksa ishte duke e dëmtuar popullin e Kosovës.

“ Ne besojmë se taksa duhet të largohet pa mëdyshje dhe menjëherë, sepse po e lëndonte popullin e Kosovës. Nuk është duke e ndihmuar zhvillimin ekonomik, që është qëllimi ynë, prandaj ne ishim duke u siguruar që të gjitha agjencitë qeveritare të Shteteve të Bashkuara do ta përkrahnin atë politikë” ka theksuar Grenell.

21:10 / Grenell: Amerika e do popullin e Kosovës, por i kemi disa rregulla tonat

Emisari  i Presidentit Amerikan në bisedimet Kosovë –Serbi Richard Grenell,në një intervistë ekskluzive për Emisionin Pressing të T7 duke folur për relacionit SHBA-Kosovë për të cilin në Kosovë u debatuar shumë muajve të fundit, ka thënë se populli amerikan e do popullin e Kosovës.

“Jemi të përkushtuar ndaj popullit të Kosovës, por kur kemi politika, Shtetet e Bashkuara, qeveria amerikane, populli amerikan, fillon të ketë rregulla për ndihmat tona. Ne nuk duam të jemi në aso pozicioni që ndihmat tona të jenë të garantuara, pavarësisht çfarë ndodh në anën tjetër’ ka theksuar ai.

21:05 / Grenell siguron: Kurrë, kurrë nuk është folur për shkëmbim të territoreve, për mua nuk është opsion i mirë

Emisari  i Presidentit Amerikan në bisedimet Kosovë –Serbi Richard Grenell,në një intervistë ekskluzive për Emisionin Pressing të T7 ka siguruar se asnjëherë nuk ka folur me Thacin e Vuciq rreth shkëmbimit të territoreve si një zgjidhje ndërmjet Kosovës e Serbisë.

“Kurrë. Kurrë nuk është ngritur si çështje në praninë time dhe siç thashë, kjo nuk është diçka që e kam parë ose që është folur për të dhe meqë ra fjala, më lejoni të jem shumë i qartë. E kam thënë këtë më parë. E kemi thënë këtë në Tëitter, kemi lëshuar deklarata për medie, kur ato kanë kërkuar. Kjo nuk është hera e parë që kemi qenë të qartë se këto thashetheme janë thjesht kaq, janë thashetheme” ka thënë ai.

I pyetur nëse për  të shkëmbimi i territoreve është një opsion i mirë, Grenell e ka përjashtuar këtë. “ Unë personalisht jo. Unë nuk e shoh këtë si opsion” ka thënë emisari amerikan.

20:59 / Grenell: Kurti më shikoi drejt në sy dhe më tha se do ta heqë taksën

Emisari  i Presidentit Amerikan në bisedimet Kosovë –Serbi Richard Grenell,në një intervistë ekskluzive për Emisionin Pressing të T7 ka zbuluar detaje të bisedave me Kryeministrin në dorëheqje Albin Kurtin duke thënë se ai i kishte premtuar heqje të taksës.

“Ai më shikoi në sy dhe tha se ata do ta largojnë taksën” ka thënë  Grenell. Sipas tij, është qëndrim i Shtetet e Bashkuara se “taksa prej 100 për qind që është zbatuar para z.Kurti ka qenë duke i dëmtuar ekonominë dhe popullin e Kosovës më së shumti”.

“Prandaj, për ne nuk ka kuptim që të ketë politika që janë duke e dëmtuar ekonominë, që nuk i lejojnë bizneset të lëvizin përpara dhe të krijojnë vende pune. Kjo i prek të rinjtë që duan vende pune dhe kur politikat e dëmtojnë vetë ekonominë, nuk duhet të pritet nga ne, Shtetet e Bashkuara, që të vazhdojmë t’i përkrahim politikat që janë duke i dëmtuar njerëzit dhe aktivitetin e krijimit të vendeve të punës” ka shtuar Grenell.

Emisari amerikan ka thënë se ekonomia amerikane, nën udhëheqjen e Trumpit ka qenë e mahnitshme dhe se pikërisht për Kosovën e Serbinë Trump i kishte kërkuar atij që të ndihmojë për të krijuar hapa nxitës ekonomikë dhe një atmosferë pro-biznesore në mënyrë që të rinjtë të gjejnë vende pune. /GazetaEXPRESS

ARTIKUJT E NGJASHËM

Turqia e pavendosur, edhe pse është në NATO dëshiron të anëtarsohet edhe në BRICS

PreshevaPRESS

Nga sot ndryshon rregullorja e udhëtimeve brenda BE, njihuni me rregullat që do të ballafaqoheni

PreshevaPRESS

Alarmon Fajon: I trembem faktit se Schengeni po mbyllet si shkak i kërcënimeve në rajon

PreshevaPRESS