GRABITJE ME MASKË NË BIZNESE LOKALE NË QENDËR TË BUJANOCIT

Në mëngjesin e sotëm, në dy rrugët kryesore të Bujanocit, janë sulmuar rreth pesë biznese private nga persona të maskuar.

Qenan Maliqi nga kompania “Agro Adria”, katër persona me maska kanë hyrë në dy bizneset e tyre që i kanë në bashkëpronësi me të vëllain.

“Sot në mëngjes, katër veta me maska kanë hyrë në vetëshërbimin Agro-Adria, dhe kanë vjedhur rreth 5 mijë eurove, ndërsa të njejtit kanë sulmuar edhe mishtoren tonë, e cila ndodhet fare pak metra largë” – tregon për ngjarjen e ndodhur Qenan Maliqi, bashkëpronar i “Agro Adria”.

Këto dy biznese shumë serioze në Bujanoci, nuk janë të vetmet të sulmuara gjatë mëngjesit të sotëm nga persona me maska.

Ata përveç rrugës së Kosovës, kanë sulmuar edhe biznese të cilatr ndodhen në rrugën Karagjorgje Petroviq në qendër të qytetit.

Grabitësit kanë sulmuar edhe një këmbimore, të cilës fillimisht i’a kanë ndërprerë filmimin e kamerave dhe kanë tentuar që të nxjerrin kasafortën e metalit nga objekti, megjithate nuk kanë arritur.

Gjithashtu, është vjedhur edhe një librari në afërsi të sheshit të qyetetit të cilës hajnat me maska i’a kanë grabitur disa qindra euro.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS