Kështu ka vendosur Gjykata Supreme e Britanisë së Madhe.
Kryeministri Johnson e pezulloi punën e parlamentit për pesë javë në fillim të këtij muaji.
Por, Gjykata tha se është e paligjshme të ndalosh parlamentin të kryejë detyrat e tij.
Kryetarja e Gjykatës, Lady Hale tha se “efektet në themelet e demokracisë së vendit ishin ekstreme”.
Ajo tha se 11 gjyqtarët vendosën njëzëri se vendimi pezullimin e parlamentit ishte i pavlefshëm dhe pa asnjë efekt – dhe i takon kryesuesit të parlamentit të vendos për hapat e mëtejshëm.
Kryesuesi, John Bercow, përshëndeti vendimin dhe tha se parlamenti “duhet të mblidhet pa vonesë”, duke shtuar se ai tani do të konsultohej me liderët e partive.
Kritikët kanë thënë se ky veprim i kryeministrit Johnson, kishte për qëllim të kufizonte mbikëqyrjen e planeve të tij lidhur me procesin e daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja.
Por, Johnson, i cili po merr pjesë në konferencën e Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike në New York, nuk e ka përjashtuar mundësinë e një shpërbërjeje të re të Parlamentit nëse aktvendimi shkon kundër tij.
Britania e Madhe duhet të largohet nga Bashkimi Evropian deri më 31 tetor.