Në tre ditët e para të javës së ardhshme, pritet që moti në Luginë të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërkaq, nga dita e enjte parashihen riga shiu.
Kështu parashieht sipas të dhënave hidrometeorologjike për Luginën e Preshevës. Ni
Nga data 29 shtator deri më 2 tetor, temperaturat minimale pritet të jenë nga 5 deri në 9 gradë celius, ndërsa ato maksimalet nga 15 deri në 18 gradë celius.
Të martën pritet që moti të jetë me diell dhe vranësira të pjesëshme. Temperaturat minimale priten të jenë nga 5 deri në 7 gradë celius. Ndërsa ato maksimale sillen nga 15-18 grad celius.
Ndërkaq të mërkurën moti pritet të jetë kryesisht i vranët kur edhe do të mbizotrojnë temperatura minimale prej 4 deri në 7 gradë celius teksa ato maksimale nga 11 deri në 15 gradë celius.
Ndryshimi do të jetë të enjten ku moti parashikohet të jetë i vranët dhe me kushte për reshje shiu. Temperaturat minimale do të sillen nga 1 deri në 3 gradë celius. Ndërsa maksimalet pritet të jenë nga 7-12 gradë celius.