Gazeta Reporteri: Kosova e parafundit, Serbia merr 1.6 mld euro

Serbia është përfituesja më e madhe e paketës së financiare të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor, me 1.6 miliardë euro.


Kështu, vendi që shkel marrëveshjet e dialogut dhe kërcënon vazhdimisht shtetin fqinj, Kosovën, dhe është përballur me kritikat të ashpra deri në hetim nga OSBE/ODIHR për zgjedhjet e fundit parlamentare dhe lokale, do të marrë pjesën më të madhe të përfitimeve nga plani i rritjes.

Burime diplomatike për mediat serbe bëjnë me dije se, sasia e fondeve do të varet nga ecuria ose jo pozitive e reformave të shtetit serb.

“Sasia aktuale e fondeve të përdorura do të varet nga vlerësimi i BE-së nëse Serbia i përmbush qëllimet e dakorduara në reformën e sundimit të ligjit, sistemin demokratik, normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën dhe harmonizimin me politikën e jashtme të BE-së”.

Debate të forta janë zhvilluar midis anëtarëve të Bashkimit Europian, citon media serbe RTS, në mënyrë që Serbia të ketë një qasje ndryshe në politikën e jashtme si një parakusht për përftimin e fondeve, por duket se një iniciativë e tillë është hedhur poshtë duke i shkelur njërin sy Serbisë.

Sakaq, raportuesi për Serbinë në PE, Vladimir Bilçik, bëri të ditur për mediat fqinje, se thithja e fodeve nga Serbia nuk do të jetë e lehtë. Serbia ka probleme me sundimin e ligjit, procesin e zgjedhjeve dhe harmonizimin e Politikës së Jashtme me BE.

“Ky është një instrument i rëndësishëm shtesë që mund t’i sjellë miliarda euro rajonit dhe Serbisë, duke qenë se është vendi më i madh në rajon. Këto para janë në dispozicion të të gjithëve, por vetëm ata që janë duke përparuar do të mund t’i përdorin ato”.

Ndërkohë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, kanë marrë më pak fonde, llogaritur kjo nga numri i përgjithshëm i banorëve dhe niveli i Produktit të Brendshëm Bruto.

Sipas të njëjtës përllogaritje, 969 milionë euro janë ndarë për Bosnje-Hercegovinën, 924 milionë për Shqipërinë, 807 për Maqedoninë e Veriut, 888 për Kosovën dhe 388 milionë për Malin e Zi.

Fondi i facilitetit i cili u miratua nga Parlamenti Europian pret vetëm votën finale të Këshillit të Ministrave të BE. /GazetaREPORTERI

ARTIKUJT E NGJASHËM

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

PreshevaPRESS

KFOR: Ishim të informuar për patrullimin e ushtrisë serbe pranë vijës kufitare

PreshevaPRESS

ZV/kryeministri i Malit të Zi: Kosova është krahinë e Serbisë

PreshevaPRESS