RITAKOHEN PDSH, PVD DHE LR PËR TË DISKUTUAR RRETH KOALICIONIT QEVERISËS

17:58 • Sot gjatë ditës është zhvilluar takim mes PDSH-së, PVD-së dhe LR-së, rreth krijimit të koalicionit të ri qeverisës i cili do të udhëhiqte me Komunën e Preshevës.

Takimi për të diskutuar mundësinë e krijimit të qeverisjes së re lokale në Preshevë, mes bllokut të tri partive PDSH, PVD dhe LR, ka zgjatur vetëm një orë. Nuk ka informacione të konfirmuara rreth asaj se nëse janë përafruar qëndrimet e tri partive ose jo.

Derisa dy partitë me numrin më të madh të përfaqësuesve në Kuvendin e Preshevës, PDSH dhe PVD, nuk po mund të dakordohen për pozitën e kryetarit të Preshevës, Lëvizja për Reforma ka ndryshuar kërkesat për bashkëqeverisje.

Pas takimit paraprak mes PDSH-së dhe PVD-së të mbajtur më 28 prill, PreshevaPRESS ka raportuar se Lëvizja për Reforma ka kërkuar të udhëheqë me 30% të pozitave udhëheqëse e siç janë: zavendëskryetarin e Preshevës, udhëheqja me tri drejtorate në kuadër të administratës komunale, dhe udhëheqja e dy institicioneve publike ku themelues është Komuna e Preshevës, duke mos përcaktuar numrin e anëtarëve të Këshillit Komunal pasi që nuk është e qartë numri i përgjithshëm i anëtarëve të këtij organi ekzekutiv me ndryshimet e fundit në Statutin e Komunës sē Preshevës nga ana e qeverisjes së kaluar të udhëhequr nga APN.

PreshevaPRESS merr vesh se Lëvizja për Reforma në këtë takim është tërhequr nga kërkesa e zavendëskryetarit të Preshevës, dhe ka zavendësuar atë me Kryetarin e Kuvendit të Preshevës, Kryeshefin e administratës komunale dhe Sekretarirn e Kuvendit komunal derisa kërkesat për drejtoratet e administratës komunale dhe institucinet publike ku themelues është Komuna mbeten të njëjta.

Një gjë të tillë nuk e kanë konfirmuar anëtarët e Kryesisë së LR-së të cilët i ka kontaktuar PreshevaPRESS, duke thënë se përfaqësuesit e LR-së në bisedimet për krijimin e koalicionit të ri qeverisës kanë legjitimitetin e plotë të negociojnë, dhe se organet paritake nuk kanë pasur ndonjë takim ditën e sotme në lidhje me bisedimet.

PreshevaPRESS gjithashtu mëson se nuk është caktuar ndonjë kohë për takimin e rradhës, derisa ajo varet nga vendimet e kryesive të dy partive që synojnë pozitën e të parit të Komunës, mbledhje që do të mbahen ditëve në vijim.


17:10 • Ka përfunduar takimi për krijimin e koalicionit qeverisës mes PDSH, PVD dhe LR.

Takimi i filluar sot në orën 16:00 për krijimin e qeverisjes së re lokale në Preshevë, i mbajtur në zyret e PDSH-së mes bllokut tripartiak PDSH, PVD dhe LR tanimë ka përfunduar.

Ky takim është thirrur pas dështimit të negociatave të fundit mes PDSH-së dhe PVD-së, rreth pozitës së kryetarit të Preshevës, dhe pas ftesës së kryetarit të Lëvizjes për Reforma për reflektim në bisedime. Vlen të theksohet se për dallim nga takimi i sotshëm, takimi paraparak i mbajtur më 28 prill është zhvilluar pa prezencën e përfaqësuesve të LR-së.

Në takim është diskutuar edhe rreth afateve kohore, me ç’rast partitë janë dakorduar që brenda dy javëve të ardhshme të ftohet seanca për verifikimin e mandateve të këshilltarëve të zgjedhur në zgjedhjet e parakohshme lokale për Komunën e Preshevës.


15:27 • Portale të ndryshme të afërta me partitë të cilat po diskutojnë për krijimin e qeverisjes së re për të udhëhequr me Komunën e Preshevës, mbrëmë kanë raportuar për arritjen e koalicionit, gjë që është demantuar nga PDSH dhe PVD.

Partia Demokratike Shqiptare, Partia për Veprim Demokratik dhe Lëvizja për Reforma, kanë kaluar më shumë se një muaj bisedimesh e negociata për krijimin e qeverisjes së re lokale në Preshevë, në bazë të rezultatit të dalë nga zgjedhjet e parakohshme lokale për Komunën e Preshevës.

Takimi i fundit për krijimin e koalicionit qeverisës me Preshevën është mbajtur më 28 prill, ku si pasojë e mosdakordsimit për pozitën e kryetarit të Preshevës, ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje.

PreshevaPRESS ka mësuar se sot në orën 16:00 ka filluar takimi i radhës, në të cilën do të vazhdojnë diskutimet për dakordësimin e ndarjes së pushtetit mes PDSH, PVD dhe LR, takim ky i cili po mbahet në zyren e PDSH-së.

Takimi i sotshëm po realizohet me prezencën e përfaqësuesve të tri partive, gjë që sinjalizon se bisedimet po marrin karakter më serioz dhe se po tentohet arritja e një marrëveshje sa më parë që është e mundur.

Dihet se pengesa kryesore për krijimin e koalicionit të ri mes PDSH, PVD dhe LR është pozita e kryetarit të Preshevës, pozitë e synuar nga dy partië më të mëdha PDSH dhe PVD.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Komuna e Bujanocit vendosë partneritet me Haraçinën

PreshevaPRESS

Sinani ka pritur në takim shefin e zyres së Osbe-së në Bujanoc

PreshevaPRESS

Në Preshevë fillon grumbullimin e qenve endacak

PreshevaPRESS