FILLON SINJALIZIMI NË SHQIP I RRUGËVE NË BUJANOC / FOTO

Punëtorët e Departamentit për investime dhe zhvillim pranë Administratës komunale dhe ata të NP “Komunalisë”, sot kanë filluar vendosjen e sinjalizimeve rrugore në qytetin e Bujanocit.


Këto sinjalizime, po vendosen në rrugët kryesore të qytetit, rrespektivisht në hyrje/dalje, ku më pas, i tërë qyteti dhe fshtrat për-rreth do të jenë të shenjëzuara plotësisht.

E veçanta e këtyre sinjalizimeve është dygjuhësia e përdorur, “serbisht/shqip”, ngase muaj më parë, kompania shtetëore “Srbija Putevi”, kishte vendosur tabela vetëm në gjuhën serbe me shkrim cirilik.

Tanimë, dygjuhësia në Komunën e Bujanocit është evidente në çdo element, madje edhe në rrugët rajonale që prekin territorin e Komunës së Bujanocit./LuginaLajm

ARTIKUJT E NGJASHËM

APN hrdh akuzat për tenderë në Preshevë – Mustafa për PreshevaPRESS: Shpifje të kulluara

Lirigzona Nuredini

Pak ditë deri në afatin përfundimtar për regjistrim e nxënësve në klasën e parë

Lirigzona Nuredini

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi mes KKSh-së dhe Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar

Lirigzona Nuredini