FILLON DEZINFEKTIMI I XHAMIVE NË KOMUNËN E BUJANOCIT

Komuna e Bujanocit dhe Këshilli i Bashkësisë Islame me seli në Bujanoc në bashkëpunim me Stacionin e Veterinarisë, kanë filluar me dezinfektimin e të gjitha xhamive në territorin e Komunës së Bujanocit.


“Përveç selisë së KBI-së, gjatë ditës do të dezinfektohen mbi 20 xhami në vendbanimet e komunës së Bujanocit”, kështu ka njoftuar komuna e Bujanocit përmes faqes së saj në facebook.

Ditë më parë sipas rekomandimeve është bërë dezinfektimi i hyrjeve/daljeve dhe hapësirave brenda dhe jashtë objektit të administratës komunale”.

Lidhur me dezinfektimin komuna e Bujanocit me vendosjen e masave urgjente i ka rekomanduar institucioneve dhe enteve republikane, si dhe të gjithë subjektet ekonomike që veprojnë në territorin e Komunës së Bujanocit, të sigurojnë dezinfektues të mjaftueshëm dhe të ndërmarrin rregullisht masa dhe aktivitete në përputhje me rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit të Shëndetit Publik të Vrajës. ./Titulli.com

ARTIKUJT E NGJASHËM

Shkollat e mesme në Preshevë hapin dyert për 308 nxënës të vitit të parë

Lirigzona Nuredini

APN hrdh akuzat për tenderë në Preshevë – Mustafa për PreshevaPRESS: Shpifje të kulluara

Lirigzona Nuredini

Pak ditë deri në afatin përfundimtar për regjistrim e nxënësve në klasën e parë

Lirigzona Nuredini