Europianët i tërheqin vërejtjen Iranit

Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania e paralajmëruan Iranin që të mos shkelë marrëveshjen bërthamore ndërkombëtare të 2015.


Në margjina e Asamblesë së përgjithshme të OKB’së në New York tre shtetet nga blloku europian nënshkrues të marrëveshjes bërthamore me Iranin në Vjenë të vitit 2015 i tërgoqën vërejtjen Iranit se nuk do të tolerojnë më shkelje të saj.

Këto shtete i kanë tërhequr vërejtjen dhe kanë theksuar se në rast të shkeljeve tjera të marrëveshjes, do të nisin proces të posaçëm për shkelje. Me këtë rast i tërë traktati do të binte poshtë dhe OKB’ja do të mund të kthenin sanksionet.

Siç njoftohet, Irani ka filluar të mos respektoj obligimet e saj si nënshkruese të marrëveshjes pasi SHBA u tërhoq nga marrëveshja në janar të 2018 dhe ktheu sanksionet ndaj tyre.

Në OKB thuhet se Irani shfrytëzon teknologji të ndaluar për pasurimin e uraniumit.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Gjithçka që dihet për marrëveshjen e armëpushimit mes Pakistanit dhe Indisë

PreshevaPRESS

Tërmet i madh në Tajlandë, ndërtesa mbi 20-katëshe rrëzohet

PreshevaPRESS

Takimi SHBA-Rusi në Riad: Ku është Zelensky?

PreshevaPRESS