Europarlamentarit me ngyrë i thuhet të largohet nga Parlamenti Evropian në ditën e tij të parë të punës

Një europarlamentar me ngjyrë pretendon t’i jetë thënë të largohet nga Parlamenti Evropian në ditën e tij të parë të punës.


Magid Magid, që përfaqëson Yorkshirein dhe Humberin për Partinë e Gjelbër, tha se ishte “dukshëm ndryshe” por se nuk do të “provoj të përshtatem”, raporton “SkyNews”.

Ai ishte në mesin e 73 europarlamentarëve që u nisën për në Strasburg për të nisur mandatin e tyre pesë-vjeçar.

Magid ishte në ndërtesën e Parlamentit Evropian kur dikush e pyeti atë nëse e kishte humbur rrugën, dhe më pas i ishte thënë të largohej nga ndërtesa, transmeton Koha.net.

Ai shkroi në Twitter: “E di se jam dukshëm ndryshe”.

“Nuk e kam privilegjin për të fshehur identitetin tim. Jam i zi dhe quhem Magid. Nuk kam për qëllim të përshtatem. Jam mësuar”

Magidi konfirmoi se “normalisht, nuk u largova” por se deshi të zbulojë “se si njerëzit mendojnë se duhet të duket një politikan stereotip”.

Deputetët britanikë të Parlamentit Evropian bënë që prezenca e tyre të ndihet të martën.

Europarlamentarët e Partisë Brexit tërhoqën vëmendjen pasi kthyen shpinën derisa po himni i adaptuar i BE-së po intonohej.

Europarlamentarët britanikë do të ulen në Parlamentin Britanik derisa të finalizohet Brexiti, me 31 tetorin si datë e fundit për Britaninë të dalë nga BE-ja.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Donald Trump drejt fitores në zgjedhje

PreshevaPRESS

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

PreshevaPRESS

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif

PreshevaPRESS