EULEX arreston ish-eprorin e UÇK-së

Mëngjesin e së enjtes Salih Mustafa ish-epror i UÇK-së dhe FSK-së u arrestua nga EULEX.


Arrestimi është bërë në shtëpinë e tij, dhe është nisur në drejtim të Hagës, raporton Insajderi.

Mustafa edhe ishte intervistuar nga hetuesit e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë, nëntorin e kaluar.

Salih Mustafën, shef i inteligjencës së FSK-së. Ende nuk dihet vendndodhja e tij, ai pritet të ekstradohet për në Hagë.

Mustafa ka qenë njëri prej eprorëve në zonën Operative të Llapit, dhe ka drejtuar njësinë e quajtur BIA.

Por, kush është Salih Mustafa !?

Mustafa ishte pjesë e organizimit të Lëvizjes Kombëtare për Çlirim prej vitit 1988.

Mustafa ishte arrestuar nga regjimi i Millosheviqit në vitin 1993 dhe ishte dënuar me 5 vite burg për organizim të kryengritjes.

Në vitin 1997 Mustafa ishte angazuar për organizim e shtrirje të UÇK-së në Prishtinë, Obiliq, Gjilan, Viti e Kamenicë.

Më pas kishte udhëhequr njësitin gueril të UÇK-së me emrin BIA derisa ishte themeluar Zona Operative e Llapit dhe Karadakut.

Mustafa gjithashtu ishte një nga themeluesit e LKQK-së, ndërsa pas përfundimit të luftës vazhdoi misionin për ndërtim të institucioneve shtetërore.

Mustafa ishte shef i departamentit informativ të TMK-së e më pastaj këshilltar për Inteligjencë i Agim Çekut, sa ishte Kryeministër.

ARTIKUJT E NGJASHËM

PS kryeson bindshëm deri tani, reagon Edi Rama

PreshevaPRESS

Heshtje zgjedhore në Shqipëri, të dielën nis “beteja” për votën e fundit

PreshevaPRESS

Foto / Zbulohen mesazhet e Selimit me BIA-n serbe, diskutime për krijimin e xhamive ilegale

PreshevaPRESS