Dega e Partisë për Veprim Demokratik në Bujanoc, gjatë pasdites së djeshme ka mbajtur Kuvendin zgjedhor, në të cilin janë zgjedhur strukturat e reja drejtuese të PVD-së për Bujanoc.
Dega e Partisë për Veprim Demokratik në Bujanoc, në zgjedhjet e rregullta brendapartiake, të përfunduara mbrëmë, me mbajtjen e Kuvendit të Degës në Bujanoc, zgjodhi dr. Burhan Halilin për kryetar të Partisë për Veprim Demokratik.
Përmes një postimi në profilin e tij në facebook, kryetari i Partisë për Veprim Demokratik dhe kryetari i Komunës së Bujanocit ka uruar kryetarin e posazgjedhur të degës së PVD-së në Bujanoc, dr.Burhan Halilin.
“Gjithçka ka fundin. Pas 13 vjet në krye të Degës së PVD-së, u lirova nga kjo detyrë duke ia kaluar dr. Burhan Halilit. Objektivi kryesor mbetet i njëjtë shtrirja absolute e PVD-së në mbarë Komunën e Bujanocit. Detyrë kjo që Kryesia e re e ka synim parësorë.” ka shkruar Kamberi në facebook.
Përveç kryetarit të Degës janë zgjedhur edhe katër nënkryetar dhe sekretari i Degës së Partisë për Veprim Demokratik në Bujanoc, me ç`rast për nënkryetar të degës janë zgjedhur: Lemane Mustafa, Selami Mustafa, Xhemile Hasani dhe ish kryetari i KNSH-së, Galip Beqiri, derisa sekretar të degës së PVD-së në Bujanoc, është zgjedhur Ismail Pajazitin.
Me organizimin dhe mbajtjen e Kuvendit, Dega e PVD-së në Bujanoc ka përfunduar procesin e saj të rregullt zgjedhor. PVD në Bujanoc, qysh nga dita e nesërme do të filloj me përgaditjet e saja për proceset politike që e presin në periudhën vijuese.