Kryetari i ri i Asamblesë komunale të Bujanocit, Enver Ramadani, sot edhe zyrtarisht ka pranuar detyrën e të parit të Kuvendit komunal.
Pranim-dorëzimi ndërmjet ish kryetarit Dr.Adnan Salihi dhe kryetarit të ri Enver Ramadani u zhvillua në një ambient krejtësisht miqësor, ku Salihi i uroj Ramadanit, punë të mbarë në detyrën e re.
Gjithashtu, kryetari i ri, Enver Ramadani, falënderoi kryetarin në largim Dr.Adnan Salihi, për punën dhe angazhimin e deri tanishëm në kryerjen e funksionit të të parit të legjislativit lokal.
Sot edhe zyrtarisht, Nagip Arifi ka marrë detyrën e kryetarit të Komunës së Bujanocit.
Pranim-dorëzimi i funksionit të të parit të Bujanocit, ndërmjet Shaip Kamberi dhe Nagip Arifi, u zhvillua në një bashkëbisedim rreth gjendjes aktuale në Bujanoc, të shkaktuar nga COVID-19, gjë që ka ndikuar edhe në gjendjen financiare të Komunës së Bujanocit.
Pas marrjes së detyrës për herën e katërtë, Nagip Arifi përmes një konference për media ka theksuar se: “Që nga viti 2002, kur kanë ardhur shqiptarët në pushtet, gjendja e komunës është për tu vajtuar dhe vetëm sot komuna është në bllokadë me 4.5 milionë dinarë” – theksoi Arifi.
Kujtojmë që Nagip Arifi u zgjodh për kryetar të komunës së Bujanocit të mërkurën e 22 korrikut, pas arritjes së një koalicioni me partitë shqiptare.