ERDOGAN DREJT FUNDOSJES, HUMB QENDRAT KRYESORE

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, pëson goditje të rëndë në zgjedhje lokale, ai ka humbur pas kryeqytetit edhe Stambollin.

Njeriu që sundoi Turqinë me grusht të hekurt që nga viti 2001 dështon të mbajë kryeqytetin Ankara dhe është rrugës për ta humbur Stambollin.

Partia Republikane Popullare (CHP) me kandidatin për kryetar të Stambollit ka deri tani 4.163.188 ose 48.79 %.
Ndërsa kandidati nga partia e Erdoganit (AKP) ka 4.139.152 ose 48.51 % të votave deri tani të numëruara.
Kujtojmë se deri tani janë numëruar 99.75 % të votave në Stamboll.

Kurse në kryeqytet Erdogan e partia e tij u mundën nga Partia Republikane Popullore me 50.9 % të votave të qytetarëve. Udhëheqësi i opozitës në Turqi Kemal Kilicdaroglu tha “Populli votoi në favor të demokracisë”, derisa AKP kanë deklaruar që do të apelojnë rezultatet edhe presin që ky rezultat të ndryshojë në Ankara.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Çfarë dihet për ‘fazën e parë’ të marrëveshjes së paqes në Gaza, që pritet të nënshkruajë Izraeli dhe Hamasi

PreshevaPRESS

Skandal në Harvard: Universiteti përballet me padi për trafik organesh nga morgu

PreshevaPRESS

Mbyllet qeveria amerikane, ndikimet që do të ketë

PreshevaPRESS