EKSKURZION PËR PERSONAT ME NEVOJA TË VEÇANTA

Vazhdon bashkëpunimi i Shoqatës Kulturore “Dituria” me qendrën për persona me nevoja të veçanta në Preshevë. Aktivieti i përbashkët kësaj rradhe ishte organizimi i një shëtitje një ditore në Kosovë.

Drejtori i shoqatës Mr. z. Nexhmedin Ademi në një takim me drejtorin e qendrës sociale në Preshevë, z. Liridon Latifin biseduan për bashkëpunimin e kësaj qendre me shoqërinë civile. Z. Ademi njoftoi drejtorin me aktivitetet e shoqatës, në fushën e humanitetit, kulturës dhe edukimit jo formal me gjeneratat e reja. U dakorduan që në të ardhmen të koordinohen aktivitete për realizimin e projekteve me rëndësi për qendrën sociale dhe personave me nevoja të veçanta.

Shoqata Kulturore “Dituria” falënderon dy bashkëatdhetarët tanë në Zvicërr të cilët sponzorizuan këtë aktivitet human në shërbim të personave me nevoja të veçanta. Donatorët kanë kërkuar të mbeten anonim duke mos dashur t’ i përmendet emri për donacionin në fjalë.

Shërbimi për informim pranë Shoqatës Kulturore “DITURIA” Preshevë.

ARTIKUJT E NGJASHËM

OKB e shqetësuar për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë / Çfarë thuhet në këtë raport

PreshevaPRESS

Presheva dhe Bujanoci pa energji elektrike të dielën

PreshevaPRESS

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

PreshevaPRESS