Edhe nesër parashikohet mot i nxehtë: Pluhuri saharian dhe i nxehti ‘afrikan’ shënon diçka që nuk është arritur që disa vite në këtë rajon

Nesër në vend temperaturat do të jenë të larta, ku do të arrijnë vlerën prej 30 gradë Celsius, derisa pritet që edhe të fryjë erë mesatare në drejtim të verilindjes.


Gjatë ditës së sotme me depërtimin e të nxehtit afrikan, mbi vend depërtuan grimca të larta të pluhurit saharian, gjë që ndikoj edhe në rritje e ndotjes së ajrit rreth Luginës, e sidomos në rajonin e Kosovës.

Pluhuri saharian do të mbetet mbi rajon edhe ditëve të ardhshme, megjithëse jo me këto përqendrime të larta. Sipas parashikimeve të fundit, nga mesi i javës së ardhshme pritet ndryshim i situatës sinoptike, me rënie të ndjeshme të temperaturave e mundësi edhe për reshje shiu.

Nesër moti kryesisht do të jetë me vranësira dhe shumë ngrohtë. Temperaturat në vise të ulëta 13C deri 30C, e vise malore 13C deri 24C. Erë mesatare nga verilindja 2-8m/s. Indeksi UV: 9.

Në një postim në Facebook Prishtina Weather ka bërë të ditur se në dhjetëditëshin e dytë të muajit maj, nga 11 maj deri më 20 maj, sipas shënimeve shumëvjeçare temperaturat e ditës së sotme janë më të lartat të regjistruara, e për disa stacione mund të jenë edhe më të larta për muajin maj.

Në maj të vitit 2008 në aeroportin e Prishtinës janë regjistruar temperatura edhe deri në 34C.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Oxford shpallet sërish universiteti më i mirë, institucionet evropiane në rënie

PreshevaPRESS

E diela me diell dhe vranësira, temperaturat arrijnë në 22 gradë

PreshevaPRESS

Këta janë fituesit e çmimit Nobel në Mjekësi

PreshevaPRESS