DREJTORI I SHTËPISË SË SHËNDETIT KONFIRMON BALLAFAQIMIN ME 13-të PROCESE GJYQËSORE

Pas raportimit të djeshëm nga ana e PreshevaPRESS për ngritjen e 13-të procedurave gjyqësore kundër shtëpisë së shëndetit për keqmenaxhim, drejtori i këtij institucioni ka konfirmuar vërtetësinë e lajmit përmes një postimi në rrjetet sociale. 


PreshevaPRESS dje ka raportuar për që shtëpia e shëndetit “Presheva” në Preshevën po ballafaqohet me mbi dhjetë procese gjyqësore të iniciuar nga të punësuarit e këtij institucioni në Gjykatën Themelore në Bujanoc për mosrealizimin e pagesave për punën jashtë orarit të punës dhe angazhimeve të tjera.

Edhe pse drejtori i këtij institucioni është munduar të relativizojë këtë lajm, ai përmes një postimi në rrjetet sociale ka konfirmuar që ky insitiucion po ballafaqohet me procedura gjyqësore pran Gjykatës Themelore në Bujanoc për mosrealizimin e pagesave për punën jashtë orarit të punës dhe angazhimeve të tjera.

“Me datë 03.12.2018 në gjyqin themelor në Bujanoc kanë denoncuar shtëpinë e shëndetit në Preshevë 12 motra medicinale edhe atë të maternitetit jashtëspitalor dhe të gjinekologjisë me arsyetim se gjatë periudhës kohore prej 01.11.2015 e deri më 01.12.2018 kinse nuk iu është paguar puna në ndrrimin e tretë, puna e të dielave, puna gjatë festave, puna jashtë orarit të punës, për llogaritje të rrogës të më të ulët se sa është me ligj, për kompenzimin e mos shfrytëzimit të pushimit vjetor për vitin 2015, për mos kompenzimin e shpenzimeve të rrugës” ka shkruar ai në rrjetet sociale mes tjerash, duke mos shpjeguar askund pse ky institucion nuk mbrohet në gjyq nga sekretari i këtij institucioni.

Përmes shkrimit të tij në facebook, drejtori i shtëpisë së shëndetit ka konfirmuar se 12 motra medicinale kanë denoncuar në Gjykatën Themelore këtë institucion për mospagesën e punës së kryer gjatë ndriimeve të treta, punës jashtë orarit të punës dhe të tjera më 03.12.2018, gjë që ka ndodhur pas emrimit të tij në këtë post. Kujtojmë se Driton Salihu në postin e drejtorit të shtëpisë së shëndetit është emëruar më 24.04.2018, derisa procedurat sipas postimit të drejtorit të këtij institucioni kanë filluar më 03.12.2018, tetë muaj pas marrjes së detyrës si drejtor.

PreshevaPRESS gjithashtu ka raportuar se shtëpia e shëndetit nëse i humb këto procedura do të dëmtojë buxhetin e këtij institucioni me mbi 500.000,00 dinarë, pasiqë ky institucion ka zgjedhur të mbdohet përmes një zyre private avokati edhe pse sipas ligjit dhe rregullores shtëpia e shëndetit do të duhej të mbrohej nga sekretari i këtij institucioni.

Kjo shumë do të rritet edhe më tepër deri në përfundim të procedurave gjyqësore pasi që vlera prej 500.000,00 rsd është kalkuluar si harxhime të realizimit të më shumë se 35 seanca gjyqësore deri më tani.

PreshevaPRESS po punon në analizimin dhe përpunimin e të dhënave nga dosjet e siguruara nga Gjykata Themelore në Bujanoc që kanë të bëjnë me procedurat gjyqësore kundër shtëpisë së shëndetit në Preshevë.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS