Drejtoresha e Institutit për Shëndetin Publik “Batut” Verica Jovanoviq ka thënë për Radiotelevizionin e Serbisës (RTS) se javën që po lëmë prapa ka pasur një rritje të numrit të rasteve pozitive me koronavirus dhe se kjo përqindje arrit afro 50% krahasuar me rreth 37% në javët e kaluara, arsyeje që ajo tërheqi vëmendjen se “çdo i dyti test rezulton pozitiv”.
Kushdo që ka një test pozitiv dhe ka simptoma duhet të mendojë se është me Covid, që do të thotë se duhet të qëndrojë në shtëpi i izoluar, për të parandaluar përhapjen e infeksionit, këshilloi qytetarët Jovanoviq.
“Kur flasim për numrin total të rasteve pozitive, gjithmonë presim që më të infektuar të jenë qytetet e mëdhaja. Lloji Omicron tashmë ka treguar se është jashtëzakonisht i ‘transmetueshëm’ dhe se njerëzit që kanë pasur më parë Covid gjithashtu mund të infektohen sërish”, paralajmëroi Jovanović.
Ajo theksoi se prandaj numri më i madh i rasteve pozitive pritet në Beograd, Nish dhe Kragujevc, por edhe se një numër i madh i rasteve tashmë janë regjistruar në lindje dhe perëndim të Serbisë.
Duke iu përgjigjur pyetjes se a duhet të presim shtrëngim të masave mbrojtëse, Jovanoviq u bëri thirrje qytetarëve që të mbajnë maska kudo që është e pamundur të mbahen distanca, si transporti publik apo ashensorët, dhe theksoi se masat mbrojtëse asnjëherë nuk janë shfuqizuar plotësisht.
“U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve me moshë mbi 60 vjeç, si dhe atyre që kanë sëmundje kronike, pavarësisht moshës, të vaksinohen. Kjo parandalon komplikimet dhe format më të rënda të sëmundjes. Aktualisht ka më pak persona me formë më të rëndë të sëmundjes, por me nxehjen e valës së epidemive, numri i tyre do të rritet”, tha Jovanoviq.
Ajo u bëri thirrje qytetarëve që të lajmërohen në qendrat e vaksinimit dhe nëse kanë kaluar pesë muaj nga doza e tretë e vaksinës kundër Covid, të marrin dozën e katërt, e cila, siç theksoi ajo, do të mbrojë nga të gjitha ndërlikimet e sëmundjes.
“Të dhënat e fundit tregojnë se rreth 38 mijë qytetarë e kanë marrë dozën e katërt dhe kanë dalë se janë më të moshuarit dhe më të përgjegjshmit”, tha Jovanoviq.