Drecun: Me ardhjen e Kurtit në pushtet serbët po ikin nga Kosova

Milovan Drecun, drejtori i zyres për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka deklaruar për Tanjug se me ardhjen e Kurtit në pushtet jeta për serbët në Kosovë është bërë e papërballueshme.


Sipas Drecun “Kurti ka dërguar forca të shumta të njësisë speciale të policisë në veri të Kosovës dhe po zbaton terror ndaj serbëve, të cilët që nga ardhja e Albin Kurtit në pushtet çdo ditë e më tepër po ikin nga Kosova”

Drecun deklaroi se kohëve të fundit Albin Kurti ka përkrahjen e hapur të SHBA-ve
” Nga vizita e senatorëve amerikanë, Chris Murphy dhe Gary Peters u pa hapur se përkrahja është e plotë dhe nga Serbia kërkohet të pranojmë pavarësinë e Kosovës. Edhe deklaratat e Borrel tani kanë ndryshuar dhe ai po kërkon marëdhënie normale fqinjësore mes Serbisë dhe Kosovës, e ne nuk jemi fqinj me Kosovën sepse ajo është krahinë e jona” ka përfunduar Drecun.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Bislimi: Pasivizimi po shndërrohet në instrument spastrimi etnik

PreshevaPRESS

Faton Bislimi përfaqësues kombëtar në “Sister Cities International”

PreshevaPRESS

Nga mesnata rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

PreshevaPRESS