DORËZOHET PETICIONI PËR SHKARKIMIN E DREJTORIT TË SHTËPISË SË SHËNDETIT

Partia për Veprim Demokratik ka zyrtarizuar kërkesën për shkarkimin e drejtorit të shëpisë së shëndetit në Preshevë përmes dorëzimit të peticionit në Kuvendin Komunal të Preshevës.

“Kryetari i grupit të këshilltarëve të Partisë për Veprim Demokratik, z.Nadër Sadiku i shoqëruar nga dy këshilltarët e PVD-së, znj. Flutra Hyseni dhe z. Ridvan Tahiri, sot Kuvendit Komunal të Preshevës i dorëzuan Peticionin e qytetarëve me të cilin kërkohet shkarkimi i drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit “Presheva” në Preshevë”, thuhet në një njoftim të PVD-së në faqen e saj zyrtare në facebook.

Përmes po të njejtit njoftim bëhet e ditur se këtë peticion, brenda pak ditëve, me nënshkrimet e tyre e mbështetën 1754 qytetarë.

“Shërbimit, gjegjësisht kryetarit të Kuvendit Komunal si dëshmi iu dorëzuan listat me të dhënat dhe nënshkrimet e qytetarëve që e përkrahën këtë Peticion.” thuhet mes tjerash në njoftimin e PVD-së.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Sot në Preshevë mbahet seanca e II-të e Kuvendit të Komunës

PreshevaPRESS

Boshllëku kulturor dhe izolimi social që po shuajnë të ardhmen e rinisë në Preshevë

PreshevaPRESS

Tyrbja e vetme në Medvegjë përfshihet nga zjarri

PreshevaPRESS