Dita historike kur u përdor për herë parë insulina: Si u çuan nga ‘shtrati i vdekjes’ dhjetra fëmijë

Më 11 janar 1922 për herë të parë, mjekët në spitalin e Torontos, Kanada, përdorin insulinën për trajtimin e diabetit në njerëz.


Kjo njihet si një nga momentet më të pabesueshme të mjekësisë. Imagjinoni një dhomë plot prindër të ulur në shtratet e vogelusheve duke pritur vdekjen e pashmangshme të me te dashurve së tyre. Shkencëtarët shkuan nga shtrati në shtrat dhe injektuan tek fëmijët ekstraktin e ri të pastruar te sapo zbuluar – Insulinë.

Ndërsa ishin duke injektuar insulinen te femija i fundit ne gjendje kome, fëmija i parë te cilit i ishte injektuar Insulina filloi të zgjohej nga koma dhe te hapte syte. Pastaj një nga një, të gjithë fëmijët filluan te zgjohen nga komat e tyre diabetike. Një dhomë e vdekjes dhe e errësirës, u bë një vend i gëzimit dhe shpresës. Faleminderit Dr. Banting dhe Dr Best!

Para vitit 1922, personat me diabet të tipit 1 nuk jetonin më shumë se 1 deri 2 vjet. Edhe pse nuk kuron diabetin, insulina është një nga zbulimet më të mëdha në mjekësi, e cilësuar si mrekulli – njerëzit me diabet në gjendje të rëndë, me vetëm pak ditë për të jetuar, falë insulinës, shpëtuan dhe u kthyen në jetë normale. Insulina u zhvillua në laboratorin e universitetit të Torontos.

Katër mjekë e laborantë u morën me këtë punë, por në vitin 1923 vetëm dy mjekët u nderuan me çmimin Nobel për mjekësi; dhe mjekët, personalisht, vendosën t’a ndanin shpërblimin Nobel me dy laborantët e tyre.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Oxford shpallet sërish universiteti më i mirë, institucionet evropiane në rënie

PreshevaPRESS

E diela me diell dhe vranësira, temperaturat arrijnë në 22 gradë

PreshevaPRESS

Këta janë fituesit e çmimit Nobel në Mjekësi

PreshevaPRESS