Shoqata Kulturore “Dituria”, në bashkëpunim me Kabinetin e Kryetares së Komunës së Preshevës dhe Qendrën për Mbrojtje dhe Ndihmë Kërkuesve të Azilit (APC/CZA), do të organizojë të enjten një diskutim publik me temën “Migrimi sot – sfidat dhe mundësitë për komunitetin lokal”.
Diskutimi do të fokusohet në zhvillimet dhe trendet e reja të migrimit, ndikimin e tyre në komunitetin lokal, informimin e qytetarëve, si dhe rolin që kanë institucionet dhe organizatat lokale në trajtimin e çështjeve që lidhen me migrimin.
Një pjesë e veçantë e diskutimit do t’i kushtohet edhe përfshirjes së të rinjve në temat e migrimit, solidaritetit dhe integrimit.
Në aktivitet pritet të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve lokale, APC/CZA, organizatave të shoqërisë civile, të rinj dhe qytetarë të Preshevës.
Organizatorët kanë ftuar të gjithë qytetarët e interesuar që të marrin pjesë dhe të kontribuojnë në diskutimin mbi sfidat dhe mundësitë që sjell migrimi për komunitetin lokal.
Diskutimi do të mbahet të enjten, më 3 shtator 2026, nga ora 12:00, në Sallën e Kuvendit Komunal të Preshevës.
Aktiviteti realizohet në kuadër të projektit “Forcimi i përgjigjes së Serbisë ndaj sfidave të migracionit dhe përfshirjes”, i financuar nga Bashkimi Evropian.

