Pas një debati të gjatë jashtë rendit të ditës me akuza të shumta nga i pari i Preshevës, Shqiprim Arifi, drejtuar të gjithë këshilltarëve të opozitës ndërpritet dhunshëm seanca.
Pasi që Shqiprim Arifi hodhi akuza në drejtim të Ragmi Mustafës dhe Riza Halimit, këshilltari i PVD-së Rinor Krasniqi në fjalimin e tij tha se nuk guxon më askush të përmend Riza Halimin në seanca të Kuvendit Komunal.
Pasi që ai tha këtë fjali e mori mikrofonin nga foltorja e Kuvendit Komunal me vete në vendin e tij.
Për më shumë shihni videon.
Pasi që seanca filloi, udhëheqësi i Kuvendit Komunal, Sami Salihu, në mbështetje të nenit 102 të rregullores së punës së Kuvendit propozoi këshillëtarëve që Rinor Krasniqi, këshillëtari i PVD-së që mori mikrofonin në vend, të i shqyrtohet masa largim nga seanca, si pasojë e dëmtimit të pronës në mënyrë të qëllimshme që shkel nenin 105 të rregullores së punës së Kuvendit. Vendimi u votua edhe nga këshilltari i PVD-së, dr. Skender Destani.
Pas insistimit të këshillëtarit të përjashtuar nga seanca për t`a lëshuar sallën e Kuvendit Komunal të Preshevës dhe insistimit të dr.Skender Destanit të marrë fjalën disa herë derisa udhëheqësi i kuvendit kërkonte që Rinor Krasniqi të largohet nga seanca, Sami Salihu vendosi ta ndërprejë seancën.