DËSHTON PROJEKTI QË QYTETARËVE TË PRESHEVËS I KUSHTOI MBI 200.000,00 EURO

“Urime Rainces dhe gjithë qytetarëve” ishte fraza e kryetarit Arifi kur paralajmëroj fillimin e realizimit të projektit mbi 200000 euro kinse për të avancuar sigurinë e qytetarëve të Preshevës përmes vendosjes së rampës automatike tek hekurudha në fshatin Raincë.

https://www.facebook.com/ShqiprimArifi.11/posts/2034349453544834

Pak ditë pas vendosjes qytetarët që kalonin në atë rrugë patën raportuar se punimet e bëra patën dështuar dhe se siguria e qytetarëve vetëm se rrezikohej më shumë se më herët përmes video dokumentimeve në momentin që rampa nuk ka mbyllur rrugën derisa kalonte treni.

Edhe pse është alarmuar për këtë problematikë edhe pas harxhimit të mbi 200000 euro siç thuhet në njoftimin e Komunës së Preshevës të datës 27.08.2019, Komuna e Preshevës nuk ka ndërmarrë asgjë për të përmirësuar gabimet.

Jo më larg se dje PreshevaPRESS-it i është dërguar video nga një qytetar i cili ka xhiruar momentin kur automjetet kalojnë mbi hekurudhë derisa treni që kalonte në hekurudhë ishte tepër afër dhe me shpejtësi tejet të ngadalësuar pasi që rampa nuk kishte funksionuar.

Edhe pse tani më shihet se 200000 euro nga buxheti komunal janë harxhuar pa nevojë dhe konstatohet ky projekt i dështuar, përfaqësuesit e Komunës së Preshevës po heshtin dhe nuk kanë thënë asgjë në lidhje me problematikën e krijuar nga vet komuna pasi që rrezikshmëria në vend se të zvogëlohet ajo tani është edhe më e madhe.

ARTIKUJT E NGJASHËM

APN hrdh akuzat për tenderë në Preshevë – Mustafa për PreshevaPRESS: Shpifje të kulluara

Lirigzona Nuredini

Pak ditë deri në afatin përfundimtar për regjistrim e nxënësve në klasën e parë

Lirigzona Nuredini

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi mes KKSh-së dhe Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar

Lirigzona Nuredini