Deputeti Kamberi komenton në tëvë1 se si u komentua në Serbi sulmi terrorist i Banjskës

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka treguar se mediet e pakta opozitare në Serbi e shohin Vuçiqin si përgjegjësin kryesor për sulmin terrorist të 24-shtatorit, por se regjimi autoritar atje vazhdon të propagandojë se kjo ngjarje i ka shërbyer autoriteteve të Kosovës për të nisur një fushatë represive ndaj popullit serb.


Sot, dy vite më parë u krye një sulm i rëndë në veriun e vendit.

Në orët e para të mëngjesit të 24-shtatorit u vra rreshteri Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku nga një formacion terrorist serb.

Institucionet e Kosovës kanë kërkuar nga Serbia t’i dorëzojnë përgjegjësit e këtij sulmi, por kësaj thirrje nuk po i përgjigjet shteti fqinj.

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, thotë se Milan Radojçiq është figurë e fuqishme e nëntokës serbe andaj shteti nuk ndërmerr asgjë kundër tij.

“Nuk është pritur se Radojçiq do të sillet para drejtësisë sepse ai është një figurë e fuqishme në nëntokën politike dhe kriminale te Serbisë. Gjatë gjithë kësaj periudhe ai ka punuar ngushtë dhe nën urdhrat e Aleksandar Vuçiqit” , ka thënë Kmaberi.

Kamberi mes tjerash ka treguar për raportimet e medieve serbe gjatë ditës për dy vjetorin e sulmit në Banjskë.

“Ato pak medie opozitare që kanë mbetur ne Serbi e shohin Vuçiqin si përgjegjës për sulmin në Banjskë, ndërsa nga ana tjetër regjimi e paraqet si një ngjarje që ndoshta i ka shërbyer autoriteteve të Kosovës për të nisur një fushatë represive kundër popullit serb në Kosovë” , është shprehur tutje Kamberi.

Përveç sulmit në në Banjskë, Radoiçiq është i lidhur edhe me disa krime në Kosovë, përfshirë vrasjen e politikanit serb të opozitës, Oliver Ivanoviq.

Në anën tjetër presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se shteti i tij nuk ka gisht në atë se çfarë ka ndodhur  në Banjskë të Zveçanit./Teve1

ARTIKUJT E NGJASHËM

Vllasi: SHBA e di kush janë aleatët e saj, Kurti rrezikon marrëdhëniet strategjike

PreshevaPRESS

Nesër në Prishtinë protestohet për ish-policin, Arbnor Spahiu që po mbahet në Serbi

PreshevaPRESS

Flamuri i ISIS në çati dhe thirrje për luftë fetare, Prokuroria Speciale e Kosovës ngritë aktakuzë për 2 persona

PreshevaPRESS