Sot për të 12-ën herë me radhë do të mblidhen deputetët në tentativën për ta konstituar Kuvendin e Kosovës.
Kjo seancë e cila zhvillohet 48-orë nga paraprakja, do të mbahet nga ora 10:00, njofton KlanKosova, transmeton PreshevaPRESS.
Seanca e së hënës u ndërpre pasi nuk kaloi komisioni për votim të fshehtë për Albulena Haxhiun si kryeparlamentare.