REAGON PRODUKSIONI “BLACK IN WHITE”: FATURA ËSHTË E KOHËS SË ARIFIT

Alternativa për Ndryshim ka pranuar në heshtje keqpërdorimet e buxhetit të Komunës së Preshevës në dreka dhe darka nga kryetari i tyre Shqiprim Arifi, por si kundërsulm ka akuzuar Ardita Sinanin për të njëjtën gjë gjatë kohës kur kishte udhëhequr me Preshevën.

Pas publikimit të këtyre faturave, i pari që reagoi ishte pronari i njërit prej bizneseve lokale, produksioni “Black in White”, e që sipas tyre shumat e paraqitura në këtë denoncim kishin të bënin me realizimin e një dokumentari në lidhje me refugjatët e lindjes së mesme, projekt ky i përkrahur direkt nga vet Shqiprim Arifi, dokumentar që ishte shfaqur në Preshevë dhe në Beograd. Reagimi i produksionit “Black in White” nuk u demantua nga Komuna e Preshevës e as nga APN.

https://www.facebook.com/gamakam.gama/posts/2371236436230344

Përveç reagimit të produksionit “Black in White” e që dëshmoi se këto mjete janë dhënë nga Shqiprim Arifi për të përkrahur realizimin e dokumentarit për refugjatët nga Lindja e Mesme, dokumentar i titulluar “Balkan Rosses” , përmes një reagimi në facebook ka vërtetuar edhe aktivisti për të drejtat e njeriut Valon Arifi, njëherit një prej personave më aktiv gjatë krizës së refugjatëve të Lindjes së Mesme në Preshevë, i cili kishte qenë pjesëmarrës në këtë projekt.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Komuna e Bujanocit vendosë partneritet me Haraçinën

PreshevaPRESS

Sinani ka pritur në takim shefin e zyres së Osbe-së në Bujanoc

PreshevaPRESS

Në Preshevë fillon grumbullimin e qenve endacak

PreshevaPRESS