DEKLARATA E KONJUFCËS DHE CAKAJ PËR LISTËN E PËRBASHKËT TË SHQIPTARËVE NË SERBI

Krijimi i një liste të përbashkët zgjedhore të subjekteve politike shqiptare për zgjedhjet parlamentare në Serbi, po përkrahet edhe nga drejtuesit e politikës së Jashtme të Kosovës dhe Shqipërisë.


Minstri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca dhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Genc Cakaj kanë shkruar një deklaratë të përbashkët, ku theksojnë rëndësinë e mbështetjes së koalicionit të partive politike shqiptare në Luginën e Preshevës.

“Ky koalicion është thelbësor për ngritjen e frymës kombëtare dhe ruajtjen e të drejtave politike të shqiptarëve në Luginë. Ndaj, ne nuk do të kursejmë asnjë përpjekje për ta mbështetur projektin e Luginës së Bashkuar deri në fund!”, kanë deklaruar dy ministrat.

Kujtojmë se dy ministrat para disa dite kanë mbajtur një takim në Kosovë, ku kanë biseduar për politikat e jashtme të të dy vendeve.

ARTIKUJT E NGJASHËM

OKB e shqetësuar për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë / Çfarë thuhet në këtë raport

PreshevaPRESS

Presheva dhe Bujanoci pa energji elektrike të dielën

PreshevaPRESS

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

PreshevaPRESS