Dalin detajet e ngjarjes së sotme para objektit të AKI-së në Kosovë

Sot në mëngjes njësitet e shumta policore kanë rrethuar objektin e AKI-së. Aty mëngjesin e sotëm një person i dyshuar është gjetur në veturën e tij, për çka edhe është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Deri tani ajo që po dihet është se një person sot në mëngjes fillimisht është afruar ndërtesës së AKI-së dhe është fjalosur me rojet e AKI me akuzat: “Përse po iu vendosni njerëzve çipa”.

Pastaj kur është ndaluar dhe i është kontrolluar vetura, është gjetur edhe një mjet shpërthyes, mirëpo ende i paidentifikuar, raporton Insajderi.org, transmeton PreshevaPRESS.

ARTIKUJT E NGJASHËM

12 Qershori 1999 – Dita e Çlirimit de facto të Kosovës

Lirigzona Nuredini

Shqipëria nis hapin e parë për regjistrimin e flisë si trashëgimi kulinare

Lirigzona Nuredini

Sot në Kosovë fillon ‘Java e Krenarisë’, hapja në ndërtesën e Qeverisë

PreshevaPRESS