Daçiq: Kosova më parë hap ambasadë në Hënë se në Beograd

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Kosova më parë do të hapë ambasadë në Hënë sesa në Beograd.


“Për të vazhduar fanta-shkencën që vjen nga Prishtina, doja të thosha se ata do të hapin ambasadë në Hënë sesa në Beograd”, ka thënë ai.

Reagimet e Daçiqit vijnë pasi në media u raportua se ueb-faqja e Ministrisë së Jashtme të Kosovës e përfshin Republikën e Serbisë në listën e ambasadave të saja.

Ai tha se “gënjeshtra të tilla gjithmonë shfaqen para zgjedhjeve”.

Kosova dhe Serbia kanë shkëmbyer zyrtarët ndërlidhës pa status diplomatik, zyrat e të cilëve janë në misionet e BE-së në Kosovë dhe Serbi.

Daçiqi tha se në Beograd janë 72 misione të huaja diplomatike-konsullore të akredituara që përfaqësojnë shtete sovrane dhe të pavarura, por “Kosova nuk jo, as nuk do ta ketë kurrë”. /Klankosova.tv

ARTIKUJT E NGJASHËM

12 Qershori 1999 – Dita e Çlirimit de facto të Kosovës

Lirigzona Nuredini

Shqipëria nis hapin e parë për regjistrimin e flisë si trashëgimi kulinare

Lirigzona Nuredini

Sot në Kosovë fillon ‘Java e Krenarisë’, hapja në ndërtesën e Qeverisë

PreshevaPRESS