Shtëpia e shëndetit në Preshevë në raportin e të dhënave ditore në lidhje me pandeminë Covid19 në Preshevë ditën e djeshme e ka njoftuar se në Preshevë janë konstatuar edhe 7 raste pozitive me Covid19 përmes testit të shpejtë Elisa.
Në vazhdim raporti i shtëpisë së shëndetit për ditën e enjte:
CoVID ambulanca 30. 07.2020
23 pacientë të paraqitur për kontrollë, 23 të testuar me Elisa test
7 pozitiv me test të shpejtë Elisa, të tjerët negativ (mosha: 1944, 1949, 1949, 1958, 1963, 1970, 1979)
Sot janë testuar edhe 4 persona të tjerë me PCR test
Një pacient në gjendje të rëndë është transportuar në Covid spitalin e Leskocit