CIA 1995: Zyra Amerikane për të ofruar municion për shqiptarët e moderuar kundër kritikëve të tyre

Agjencia Qendrore amerikane e Inteligjencës (CIA) ka thënë se hapja e Zyrës së SHBA-së në Kosovë më 1995, e cila atë kohë quhej Qendër e Shërbimit Informativ të SHBA-së, do të ofronte municion për shqiptarët e moderuar të Kosovës.


Por, këtë municion, raporti i CIA-s thotë se ata do ta përdorshin kundër kritikëve të politikave të tyre.

“Millosheviqi u ka thënë diplomatëve amerikanë se do të lejojë hapjen e një qendre të Shërbimit Informativ të SHBA-së në Kosovë. Hapja e një zyre të tillë do të shërbente për të riafirmuar përkushtimin e SHBA-së ndaj Kosovës dhe për të ofruar municion për të moderuarit shqiptarë të Kosovës për t’i përdorur kundër kritikëve që pretendojnë se nuk ka rezultate të prekshme nga politikat e tyre të moderuara. Vetë hapja, megjithatë, ndoshta nuk do të ndryshonte statusin e represionit serb ose nuk do të kënaqte kërkesat e Kosovës për njohje të pavarur ndërkombëtare”, thuhet në raportin e CIA-s të vitit 1995, raporton Klankosova.tv.

Po ashtu, në këtë raport, që mban datën 21 dhjetor 1995, thuhet se monitoruesit e OSBE-së që vepronin në Kosovë para dëbimit të verës 1993, raportuan se “shkeljet e përhapura të të drejtave të njeriut vazhduan pavarësisht nga prania e tyre, sipas raportimit të Ambasadës së SHBA-së”.

Raporti i CIA-s thotë po ashtu se dispozitat që mandatojnë kthimin e monitoruesve të OSBE-së në Kosovë përpara se të hiqet “muri i jashtëm” i sanksioneve kundër Beogradit “do të përmirësojnë qasjen ndërkombëtare në rajon dhe do të rrisin pozitën e Rugovës dhe të moderuarve të tjerë në LDK”.

“Megjithatë, nuk ka gjasa që ata të përshpejtojnë një lehtësim të represionit serb në Kosovë, përveç nëse Beogradi u lejon monitoruesve fuqi më të gjera se sa ishte dhënë në misionin e mëparshëm të OSBE-së”, shkruan në këtë raport të bërë publik gjatë ditës së martë (23 maj, 2023). /Klankosova.tv

ARTIKUJT E NGJASHËM

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

PreshevaPRESS

KFOR: Ishim të informuar për patrullimin e ushtrisë serbe pranë vijës kufitare

PreshevaPRESS

ZV/kryeministri i Malit të Zi: Kosova është krahinë e Serbisë

PreshevaPRESS