Çfarë ndodh në organizëm nëse hani një thelpi hudhër në darkë

Që në lashtësi, hudhra ka qenë një aleate e njerëzimit kundër shumë sëmundjeve.


Ajo ndihmon në mirëmbajtjen e funksionit dhe shëndetit të zemrës, pakëson gjasat e shfaqjes së tumoreve dhe lufton infeksionet.

Vlerat më të mira, hudhra i ofron kur konsumohet e gjallë, pasi gatimi tjetërson përbërësit e saj mirëbërës.

Koha më e mirë për të ngrënë hudhrën

Sipas ekspertëve, koha më e mirë për të konsumuar hudhrën është herët në mëngjes ose përpara gjumit, kur bakteret në stomak janë më të brishta.

Çfarë ndodh në organizëm nëse hani hudhër në mbrëmje

Përfitimet e konsumit të hudhrës në mbrëmje janë të listuara më poshtë:

Detoks për mëlçinë

Hudhrën mund ta shtypni dhe më pas ta konsumoni në mbrëmje.

Kështu, ajo çliron enzima që luftojnë qelizat kancerogjene, toksinat dhe bakteret.

Sulfuri që përmban hudhra ndihmon në pastrimin e mëlçisë nga toksinat dhe metalet e rënda.

Antibiotiku i natës

Nëse konsumoni një ose dy thelpinj hudhër të grirë në mbrëmje, do të forconi sistemin imunitar, duke e bërë atë më të aftë për të luftuar të ftohurën dhe gripin.

Për më tepër, hudhra gjatë natës ndihmon në pastrimin e mushkërive nga sekrecionet.

Hudhra për lëkurën

Duke ngrënë një thelp hudhër përpara gjumit, stimuloni rigjenerimin e qelizave.

Ekspertët thonë se hudhra lufton bakteret që shkaktojnë akne dhe ndihmon në mbajtjen e lëkurës së pastër.

Kolesteroli i ulët

Hudhra ndihmon në ruajtjen e shëndetit të zemrës duke ulur kolesterolin dhe duke mbajtur larg sëmundjet kardiovaskulare.

Konsumimi i një ose dy thelpinjve hudhër në mbrëmje ndihmon në mbajtjen e kolesterolit në nivele normale dhe përmirëson pastrimin e enëve të gjakut.

I bën mirë kyçeve

Konsumi i hudhrës në mbrëmje ndihmon kyçet e prekura nga artriti, pasi ajo lufton inflamacionin dhe zbut dhimbjet.

Kujdes: Hudhra nuk duhet të konsumohet në mbrëmje nga personat që vuajnë nga ulçera apo tensioni i ulët i gjakut.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohen çmimet e reja të karburanteve për javën e ardhshme

PreshevaPRESS

Sot shënohet Dita Botërore e Radios

PreshevaPRESS

Parashikimi i motit për javën e parë të shkurtit

PreshevaPRESS