Lëvizja e Progresit Demokratik është certifikuar me numrin 3 për zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar që do të mbahen më 13 nëntor 2022, njoftoi kryetari i LPD-së, Shqiprim Musliu.
Postimi i plotë në facebook nga Shqiprim Musliu:
Me numrin 3 është çertifikuar lista e LËVIZJES SË PROGRESIT DEMOKRATIK – SHQIPRIM MUSLIU
Lista jonë për Këshillin Kombëtar që i prinë kandidati më i duhur për ta udhëheq Këshillin, Nevzad Lutfiu, bashkë me Gentin, Validen, Zgjimin, Esrën, Almedinën, Arsimin, Magbulën, Linditën dhe Ilirin janë oferta më e mirë që LPD-ja ka ofruar për një KKSh ndryshe.
Secili më profesionist se tjetri, dhe secili prej tyre me kontribut të veçantë për të mirën e përgjithshme.
Kam bindjen e plotë se ky është përfaqësimi më dinjitoz dhe që i duhet KKSh-së, prandaj me 13 nëntor të gjithë të mbështesim këta njerëz të mirë duke rrethuar numrin 3.