Çaji i kamomilit iu ndihmon që të fleni më shpejt

Ne kemi parë shkrime të personave që përdorin kamomil si një trajtim të gjumit për qindra nëse jo mijëra vjet.Por, a ndikon pirja e kamomilit në të vërtetë që njerëzit të flenë gjumë? Kjo është akoma çështje e cila diskutohet shkencërisht por që ca të dhëna kanë bërë që të shihen disa sinjale pozitive.


“Shumë pak studime kanë analizuar efektin e çajit nga kamomili për gjumë. Pjesëmarrësit në studimin 28-ditor morën një kapsulë dy herë në ditë që kishte si përbërës kryesor ekstraktin e kamomilit. Studimi nuk gjeti prova përfundimtare që kamomili i ndihmoi pjesëmarrësit të flinin më mirë. Ka pasur përmirësime modeste në kohën kur u deshën vullnetarët që morën kapsulat e kamomilit të binin në gjumë dhe sa herë ata zgjohesin natën, por efekti nuk ishte i madh, tha studiuesja Suzanna Zick. “Edhe nëse njerëzit merrnin kapsula kamomili, ata nuk flinin dukshëm më mirë se ata që morën hapa të tjerë” i tha ajo Live Science përmes emailit.

Një studim i vitit 2016 zbuloi se vullnetarët që pinin çaj kamomili çdo ditë për dy javë flinin më mirë dhe kishin më pak simptoma depresioni sesa ata që nuk pinin çaj. Një studim i vitit 2017 zbuloi se pacientët e moshuar që morën një dozë më të madhe të ekstraktit nga kamomili sesa ajo e dhënë në studimin e vitit 2011 flinin dukshëm më mirë sesa pjesëmarrësit e studimit që nuk morën ekstraktin nga kamomili.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohen çmimet e karburanteve për javën e ardhshme

PreshevaPRESS

Si të shmangni humbjen e qasjes në Gmail: Ekspertët e IT-së për rregullat e reja të Google

PreshevaPRESS

Edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova fillon së shpejt  

PreshevaPRESS