Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borell, ka thënë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të rinisë së shpejti.
Kjo pasi sipas tij nuk ka alternativë tjetër për normalizimin e marrëdhënieve.
“Statsus-quo aktuale nuk është e qëndrueshme. Nuk ka alternativë tjetër, përveç rinisjes së shpejtë të dialiogut për normalizim të raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit”, ka thënë shefi i diplomacisë së BE-së në një përgjigje të shkruar për një pyetje nga Parlamenti Evropian.
Ai tutje ka thënë se Serbia dhe Kosova duhet të krijojnë një ambient për rinisje të dialogut që do të shërbejë për përfitimin e dy palëve.
Në përgjigjen e tij Borell ka thënë se në fillim të vitit kishte treguar gatishmërinë e tij si ndërmjetësues të dialogut me vizitat që kishte bërë në fillim të janarit në Prishtinë dhe Beograd e ku kishte takuar të gjithë përfaqësuesit politikë. Ai gjithashtu ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës për heqje të taksës është mirëpritur dhe ka krijuar një efekt pozitiv dhe qarkullim të lirë të mallrave në kohën e pandemisë.