Bislimi në Bruksel kërkon zhbllokimin e Fondit të Kosovës për Luginën

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, dhe njëherë kryenegociatori për bisedimet Kosovës-Serbi, Besnik Bislimi, gjatë ditës së djeshme ka takuar Emisarin e Bashkimit Evropian për dialog, Peter Sorensen.


Pas takimit Bislimi është deklaruar për media për çështjet e diskutuara në takimin e realizuar me Sorensen.

“Fillimisht ai na tregoi me qasjen që ai mendon që ta ketë në fazat e ardhshme të bisedimeve, qoftë në nivel të kryenegociatorëve, qoftë edhe në takimet e larta ku pastaj udhëhiqen nga znj. Kallas, dhe pastaj në takimin bilateral ngritëm një sërë temash për të cilat besojmë se është shumë me rëndësi që sa më shpejt të kemi përgjigje nga Brukseli apo zgjidhje”, tha Bislimi, duke përshkruar takimin me Sorensen.

“Për shembull kemi rastin e menagjimit të integruar të kufirit ku ka mungesa të mëdha nga ana e Serbisë si në përmbushjen e obligimeve të tyre përshembull në tri pika kufitare që ata është dashur të ndërtojnë, ose në përgjigje ndaj propozimeve tona që në Bujanoc, përshembull në Dobrosin, Muhovc dhe Breznicë të hapen pika sezonale gjatë kohës kur ka më shumë udhëtarë që kthehen edhe nga diaspora, por edhe për problemet që kemi në këtë fushë me njohjen e certifikatave fitosanitare edhe atyre veterinare dhe pengesave që iu bën Serbia.

Bislimi ka thënë që temë diskutimi ka qenë bllokimi i fondeve për bujqit shqiptarë në Luginë të Preshevës.

Me Sorensenin, Bislimi tha se diskutuan edhe për “mbështetjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, përmes ndihmave për fermerët e vegjël, të cilat i ka bllokuar Serbia në llogaritë bankare të Këshillit Kombëtar Shqiptar”.

Ai tha se ka kërkuar “një përgjigje sa më të shpejtë për zhbllokimin e këtyre mjeteve”.

Ai tregoi se “ka qenë i paraparë edhe një trilateral” por shtoi se “ky nuk ka mundur të ndodhë për shkak se kanë ndodh komplikime me ekipin e Serbisë, i cili nuk ka arrit në Bruksel për shkak të vonesave në Vjenë apo diçka të ngjashme”.

Kryenegociatori ka shtuar më tej edhe çështjet në takimin që sipas tij është hapja e pikave kufitare sezonale në kohën kur ka udhëtar më shumë.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Rexhepi i KKSH-së: Lugina duhet të përfshihet në dialog

Lirigzona Nuredini

Reagon Sinani, mirëpret kërkesat e parashtruara në Bruksel

Lirigzona Nuredini

CeSID prezenton raportin për “Sfidat dhe perspektivat e të rinjve në Bujanoc dhe Preshevë”

Lirigzona Nuredini