Biblioteka në Prizren dhe në Elbasan dhurojnë libra për fëmijët e Preshevës

Biblioteka Publike “Qemal Baholli” nga Elbasani dhe Biblioteka Ndërkomunale në Prizren, kanë dhuruar libra për fëmijët e Preshevës.


Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në rrjetin shoqëror Facebook, në faqen e Bibliotekës së Qytetit “Mehmet Jusufi” në Preshevë.

Në njoftim thuhet se në kuadër të nismës “Dhuro libra për fëmijët e Preshevës” këto dy biblioteka kanë dhuruar një kontigjent librash për bibliotekën në Preshevë, libra të cilët janë pranuar nga drejtoresha Albina Azizi.

Nisma “Dhuro libra për fëmijët e Preshevës” është iniciuar nga autorja Marsela Neni, në bashkëpunim me drejtoreshën e Bibliotekës së Elbasanit, Manjolla Hatellari.

Në vazhdim ju sjellim njoftimin e plotë të publikuar në faqen e Bibliotekës së Qytetit të Preshevës në rrjetin shoqëror Facebook: 

Biblioteka e Prizrenit dhe Elbasanit dhurojnë libra për bibliotekën “ MEHMET JUSUFI”

Në mbështetje të nismës #DhurolibrapërfëmijëtePreshevës , Biblioteka Publike Qemal Baholli , Elbasan dhe biblioteka ndërkomunale në Prizren, kanë dhuruar një kontingjent librash për bibliotekën e qytetit “ Mehmet Jusufi “ në Preshevë. Në aktivitetin me rastin e 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës , drejtoresha Albina Azizi ka pranuar këtë donacion, me ç ‘rast ka shprehur mirënjohje të veçantë për këtë nismë konkrete për bibliotekën e qytetit. Drejtoresha Azizi duke vlerësuar lartë këtë nismë, për dy bibliotekat ka ndarë mirënjohje të veçanta , me motivacion për pasurimin e fondit librar në Luginë të Preshevës. Po ashtu një falenderim i veçant është dedikuar për shërbimin Psiko-social,autorin Nexhip Ejupi,Klubin e poezisë Tiranë,Gjimnazin Konstandin Kristoforidhi individë e fëmijë si : Ema ,Katja,Elizë,Iris dhe të gjithë autorët, nxënësit e shkollave të cilët kanë ndarë libra nga biblioteka e tyre personale.

Nisma ” DHURO LIBRA PËR FËMIJËT E PRESHEVËS “, është marr nga autorja Marsela Neni në bashkëpunim me z. Manjolla Hatellari drejtoreshë në bibliotekën E Elbasanit. 

Gjatë këtyre takimeve është rënë dakord edhe për bashkëpunime të tjera me qëllim të ngritjes së vetëdijes dhe nxitjes për lexim. Aktivitet e tilla do të zgjerohen edhe me bibliotekat tjera në R.Kosovës dhe R. Shqipërisë. Vlen të theksohet se gjatë vitit 2024, biblioteka në Preshevë ka pranuar dhe një kontingjent të madh librash nga ministria e kulturës së R. Kosovës dhe shumë donacione të tjera nga bibliotekat e autorët të ndryshëm.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Shtëpia e Kulturës në Preshevë shënon 80 vjetorin e hapjes së shkollës së parë shqipe

PreshevaPRESS

Shënohet njëzet e një vjetori i ansamblit “Arbëresha” në Zvicër

PreshevaPRESS

Teatri i Qytetit në Preshevë vë në skenë premierën e shfaqes “Një dorëzim”

PreshevaPRESS