Bëhet e ditur data kur prezantohet Porsche Taycan / Foto

Shumë më herët, se është thënë më parë.


Ka mbetur vetëm edhe një muaj, kur fillon Frankfurt Motor Show, aktiviteti ku prodhuesi gjerman do të prezantohet me dy modele të fuqishme.

Në mesin e tyre, është thënë se do të jetë edhe Taycan, që është vetura e parë tërësisht elektrike nga Porsche. Mirëpo, para se kjo të ndodhë, modeli do të prezantohet nëpërmjet internetit më katër shtator.

Ndjekësit e Taycan forum, kanë bërë të ditur, se kjo Porsche do të shfaqet në të njëjtën kohë në Berlin, Kinë dhe Kanada. Mark Webber do të jetë në timonin e kësaj makine dhe ta vë në lëvizje, në mënyrë që të shihen shkathtësitë që ka.

Arsyeja pse nuk po prezantohet në Frankfurt Motor Show, besohet të jetë për shkak se është shumë e rëndësishme dhe Porsche nuk dëshiron të jetë jashtë qendrës së vëmendjes.

Ishte thënë se çmimi i Porche Taycan do të fillojë nga 71 mijë euro, që është më lirë se 922 911 Carrera, mirëpo mund të ketë çmim edhe më të mirë. 

ARTIKUJT E NGJASHËM

Pas 30 vitesh zbardhet vrasja e Tupac Shakur – Ish-lideri i bandës shpallet fajtor në Las Vegas

PreshevaPRESS

Devolli Corporation dhe CNN përgatiten të sjellin D1 – Një kapitull i ri për gazetarinë në Kosovë dhe audiencën shqipfolëse në Maqedoninë e Veriut

PreshevaPRESS

Gold AG po vjen me këngë për dëshmorin Adrian Krasniqi

PreshevaPRESS