BËHET DEZINFEKTIMI I MEDRESESË SË LUGINËS SË PRESHEVËS

Me rastin e përhapjes së pandemisë Covid 19 (Korona Virus) dhe të shpalljës së gjendjes së jashtëzakonshme, Medreseja e Luginës së Preshevës ka ndërmarrë të gjitha masat e duhura dhe ka bërë dezinfektimin e objektit të saj. 


Ky lajm është bërë i ditur sektori për informim pranë Medresesë së Luginës së Preshevës.

Ky hap është ndërmarrë në kuadër të planit për dezinfektimin e hapsirave publike në Preshevë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit Covid19 në Preshevë. 

Vlen të ceket se Komuna e Bujanocit dhe Këshilli i Bashkësisë Islame me seli në Bujanoc në bashkëpunim me Stacionin e Veterinarisë, ditë më parë kanë dezinfektuar e të gjitha xhamitë në territorin e Komunës së Bujanocit.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Memeti: Katër ditë në banjë termike, 63 mijë dinarë nga buxheti

PreshevaPRESS

Lugina pa zë, ish-komandantët e UÇK-së rikthehen në marsh për drejtësi

PreshevaPRESS

Bankat në Serbi detyrohen të ofrojnë lehtësime për qytetarët që nuk mund të shlyejnë kreditë

PreshevaPRESS