BE zotohet se do të hulumtoj ‘thellë’ rreth akuzave për financim të terrorizmit palestinez

Komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi i Komisionit Europian, Olivér Várhelyi, ka thënë se urdhëruar një hetim rreth asaj se nëse fondet e BE’së po shfrytëzoheshin në financimin e organizatave me lidhje me terrorizmin palestinez. Ai po ashtu u zotua se do të rregullojnë situatën nëse kjo verifikohet se ka ndodhur.


Komisionari Várhelyi tha gjatë takimit të Komitetit për punë të jashtme të Parlamentit Europian  se kishte udhëzuar krerët e delegacioneve të BE’së në Tel Aviv, Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës që të ‘shikojnë thellë’ gjendjen, duke shtuar se “nëse ka shqetësim, të veprohet menjëherë”.

Këto komente të tij erdhën disa javë pasi ishin ngritur si çështje brenda parlamentit europian dhe nga të tjerë rreth një letre të dërguar me 30 mars nga Sven Keuhn von Burgsdorf, Përfaqësues i zyrës së BE’së në Gaza dhe Bregun Perëndimor, të drejtuar rrjetit të OJQ’ve palestineze – organizatë kjo ombrellë e 135 OJQ’ve në Palestinë.

Në këtë letër von Burgsdorf sqaronte se lidhjet apo mbështetja me grupet në listën e organizatave të ndaluara të BE’së nuk e përjashton një individ për pranim të fondeve të BE’së.

Për më tepër ai theksonte se “BE nuk kërkon nga asnjë organizatë e shoqërisë civile të ndryshoj qëndrimin politik drejt cilës do fraksion politik palestinez apo të diskriminoj ndaj cilit do personi bazuar sipas lidhjeve të tij/saj politike”.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Donald Trump drejt fitores në zgjedhje

PreshevaPRESS

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

PreshevaPRESS

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif

PreshevaPRESS