BE ACTIVE 16 SOT REALIZON AKTIVITETIN “GOLD FISHES”

Sot me fillim në ora 18:00 organizata joqeveritare Be Active 16 realizon aktivitetin në kuadër të projektit “Gold fishes” tek parku në rrugën e Gjilanit.


Projekti “Gold fishes” ka për qëllim vetëdijësimin e të rinjëve rreth ruajtjes së ambientit dhe avancimin e nivelit të pastërtisë nëpër venset publike, derisa financohet nga Fondacioni Trag.

Udhëheqësi i organizatës “Be Active 16”, Hedon Esati nga Presheva tregon se në kuadër të këtij aktiviteti do të vendoset një konteiner artistik në formë të peshkut, i cili do të shërbejë qytetarëve të i hudhin mbeturinat.

Aktiviteti do të fillojë në ora 18:00 tek parku i ri në rrugën e Gjilanit në Preshevë dhe është i hapur për publikun.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Themeluesja e Livrit me kritika për KKSH-në rreth takimit të sotëm: Shumë keq, shumë – Skandal

PreshevaPRESS

Sinani e Pajaziti takojnë kongresmenët amerikanë

PreshevaPRESS

Delegacioni i kongresistëve në Preshevë: Ka probleme reale mes shqiptarëve dhe Serbisë

PreshevaPRESS