Bashkëthemeluesit e Aleancës për Luginën priten nga Ambasadori i Shqipërisë në Beograd

Udhëheqësit e Aleancës për Luginën, Ilir Sadriu dhe Armend Aliu janë pritur nga Ambasadori i Shqipërisë në Beograd, SH.T Bardhyl Canaj.


Aleanca për Luginën, përmes një komunikate ka njoftuar se në takim udhëheqësit e AL-së kanë uruar për punë të mbarë ambasadorin si dhe e kanë njoftuar për problemet me të cilat ballafaqohen shqiptarët e Luginës së Preshevës.

“Aleanca për Luginën vlerëson se përkrahja e shtetit shqiptar është kruciale për shprehjen e vullnetit të thellë të popullit shqiptar për të ruajtur identitetin dhe për të promovuar bashkërendimin kombëtar” thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Komunikata e plotë e Aleancës për Luginën:

Pas akreditimit zyrtar të Sh.T. z, Bardhyl Canaj si Ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, shfrytëzuam rastin për të bërë një vizitë dhe për t’i dërguar urimet tona për punë të mbarë dhe suksese si dhe për ta njoftuar për problemet me të cilat ballafaqohen shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Shprehëm mirënjohjen tonë të thellë për përkushtimin dhe angazhimin e Ambasadorit Canaj dhe të shtetit shqiptar në mbrojtjen e të drejtave kombëtare të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Aleanca për Luginën vlerëson se përkrahja e shtetit shqiptar është kruciale për shprehjen e vullnetit të thellë të popullit shqiptar për të ruajtur identitetin dhe për të promovuar bashkërendimin kombëtar.

Për të shfaqur respektin dhe vlerësimin tonë për punën e Ambasadorit Canaj, kemi dorëzuar një dhuratë, një pikturë të veçantë me motive nga Presheva, punuar në gurë nga artisti jonë Shqipërim Fejzullahu.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS