Është zbuluar një egzoplanet aq i rrallë, sa astronomët e kanë quajtur ‘planeti i ndaluar’.
Astronomët kanë gjetur një egzoplanet i cili është aq i rrallë, sa e kanë quajtur “planeti i ndaluar”, thuhet në studim të ri. Teknikisht i njohur si NGTS-4b, planeti është tri herë më i madh se Toka dhe 20% më i vogël se Neptuni. Po ashtu, është më i ngxehtë se Merkuri me temperaturë prej 1000 gradë Celsius, ndërsa ka edhe atmosferë të tijën, shkruan CNN.
Ekipi ndërkombëtar i astronomëve e ka vërejtur këtë planet të vogël me anë të pajisjeve për kërkimin e egzoplanetëve ext-Generation Transit Survey. Masa e tij është 20 herë më e madhe se masa e Tokës, ndërsa rreth boshtit të yllit të tij sillet në orbitë të plotë për 1,3 ditë.
Ky është egzoplaneti i parë i cili është gjetur në “Shkretëtirën e Neptunit”, d.mth. në rajonin afër yllit ku përndryshe nuk mund të gjenden planete të madhësisë së Neptunit, meqë planetet janë të bombarduar me rrezatimin nga yjet dhe nuk mund të mbajnë atmosferë të tyren të gazët. Duke avulluar, u mbetet vetëm bërthama shkëmbore.
Mirëpo, pse ky planet ka atmosferë, shkencëtartë e shpjegojnë me mundësinë që ai të ketë kaluar në atë rajon gjatë një milion viteve të fundit, apo vetë planeti dikur ka qenë më i madh, ndërsa atmosfera e tij është në procesin e avullimit.