Asnjë kandidat shqiptar nga Lugina e Preshevës nuk është pranuar në konkursin e fundit të shpallur nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë për pranimin e policëve të rinj.
Sipas listës zyrtare të publikuar, nga gjithsej 65 aplikantë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja – përkatësisht 43 nga Presheva e Bujanoci dhe 22 nga Medvegja – asnjë shqiptar nuk është përzgjedhur.
Ky zhvillim ka ngjallur reagime të ashpra nga udhëheqës institucionalë dhe përfaqësues politikë shqiptarë në Luginë, të cilët këtë vendim e kanë cilësuar si vazhdim të diskriminimit dhe përjashtimit të shqiptarëve nga institucionet shtetërore të sigurisë në Serbi.