Arrestohet i dyshuari për alarm të rrejshëm të bombës në Tërnoc

„Pjesëtarët e MPB-së, Stacionit Policor në Bujanoc, kanë arrestuar Z. K. nga Bujanoci për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të shkaktimit të panikut dhe rrezikut të përgjithshëm“, njofton Drejtoria Policore në Vranjë, transmeton FOLonline.

„ Z. K. rreth orës 9:40 të mëngjesit të sotëm ka telefonuar në Shkollën fillore “Muharem Kadriu” në fshatin Tërnoc të Madh dhe ka raportuar se në atë shkollë është vendosur bombë.

Me inspektimin kriminalistik është konstatuar se bëhet fjalë për alarm të rremë për bombën e vendosur dhe me shpejtësi efektivët e policisë kanë identifikuar dhe arrestuar autorin e kësaj vepre penale.

Z. K. i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgohet në prokurorinë kompetente“, thuhet në kumtesën e policisë./folonline

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS