Kryetari i Preshevës përmes një postimi në facebook ka njoftuar qytetarët e Preshevës se ka shkarkuar nga detyra Kryeshefin e Inspektoriatit Komunal në kuadër të Komunës së Preshevës, Enever Aliu.
Sipas njoftimit të postuar nga vet Arifi në facebook thuhet se Kryeshefi i inspektoriatit komunal ka shkelur rëndë rregulloren, ligjet përkatëse, funksionin e tij dhe mbi të gjitha besimin e dhënë për kryerjen e detyrës, me ç`rast personi në fjalë shkarkohet menjëherë nga funksioni i cili ka ushtruar.
Enver Aliu, deri më sot Kryeshef i inspektoriatit komunal, i emëruar nga APN, është shkarkuar nga detyra si pasojë e keqpërdorimit të detyrës duke filluar ndërtim pa leje në rrugën “Qemal Shehu”. Ky ndërtim është denoncuar nga qytetarët e kësaj rruge në administratën komunale 10 ditë më parë.
Sipas informacioneve që ka siguruar PreshevaPRESS, në pozitën e Kryeshefit të inspektoriatit komunal do të sistematizohet shefi i deritanishëm i kabinetit të Shqiprim Arifi, Visar Memeti, i cili edhe ka të nënshkruar edhe kontratë në afat të pacaktuar.
Edhe pse keqpërdorim të detyrës kanë bërë edhe shumë drejtues institucionesh nga radhët e APN-së, disa prej të cilve janë të denuar me burgim me kusht, Enver Aliu bëhet personi i parë i shkarkuar nga detyra për keqpërdorim nga kuadrat e APN-së,
Në vijim po ju sjellim njfotimin e plotë të Shqiprim Arifit: