Foto: facebook.com

Arifi: Ju kam thënë se Albin Kurti nuk është mik e aleat i SHBA-së, shpejt do të shihen pasojat

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka reaguar pas acarimit të fundit të raporteve në mes të Qeverisë Kurti dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Arifi thotë se qysh vite më parë ka deklaruar se Kurti s’është mik e as partner i SHBA-së dhe sipas tij kjo rezulton edhe si “person non-grata”.

Arifi thotë se ajo ka qenë një paralajmërim për shqiptarët, se Qeveria e Kurtit është renditur kundër SHBA-së dhe me kauza mashturese që sipas kreut të Preshevës kanë ndihmuar edhe propagandën e Beogradit që synon prishjen e raporteve Kosovë-SHBA.

Ju kam thënë qysh vite me parë se Albin Kurti nuk është mik dhe partner i SHBA-së, madje kjo rezulton si një person non-grata në Amerikë. Ishte një paralajmërim për të gjithë shqiparët anekënd botës se përherë të parë në histori Qeveria e Kurtit është rradhitur Anti-Amerikane me kauza mashtruese “anti-imperialiste” ashtu duke ndihmuar edhe propagandat e Beogradit që synojnë çarje të marrëdhënieve Kosovë-Amerikë”, ka shkruar Arifi.

Ai thotë se tashmë edhe vetë ambasadorët amerikanë dhe ndërkomëbtarë po e thonë një gjë të tillë. Arifi thotë se do të shihet shumë shpejt se ku shpie rrugica pa krye e Qeverisë Kurti.

“Sidoqoftë, ditëve të fundit kemi parë dhe dëgjuar nga vetë Ambasadorët Amerikan dhe ndërkombëtarë. Se ku shpie kjo rrugicë pa kokë e Qeverisë së devijuar të Kurtit, si dhe pasojat nga ky konvertim larg politikave kombëtare shqiptare do të shihet së shpejt”, ka shkruar Arifi.

Ky është postimi i plotë i Arifit në facebook:

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS